Vicente del Bosque ka nënshkruar marrëveshje të re me Federatën
Spanjolle të Futbollit dhe do të jetë përzgjedhës i kësaj kombëtareje
deri në vitin 2012.
Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares
braziliane, Del Bosque ka rezultate të shkëlqyeshme dhe FSF ka vendosur
t’ia vazhdojë kontratën edhe për dy vite të tjera.Spanja arriti pa
ndonjë problem dhe me një kampanjë të përkryer të kualifikohet për në
Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Spanja fitoi 21 nga 22
takimet nën drejtimin e Del Bosque dhe është një prej favoritëve
kryesor të kampionatit botëror.