Mesfushori i Livornos, Antonio Candreva, ka njoftuar se dëshiron të luajë për Romën në të ardhmen.
Candreva,
i cili është në pronësi të Udineses dhe luan në formë huazimi te
Livorno, ka thënë se është tifoz i Giallorossëve dhe do të dëshironte
ta realizojë ëndrrën e tij që të luajë për klubin e tij të zemrës.
“Gjithmonë kam qenë tifoz i Romës, mirëpo nuk mendoj për këtë gjë, sepse jam në pronësi të Udineses”.
“Të
luaj për Romën ka qenë gjithmonë ëndrra ime, por tash për tash nuk vjen
në konsiderim diçka e tillë”, ka thënë mesfushori për Radio Radio.